In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Edhe BE-ja tërhiqet nga monitorimi i përzgjedhjes së kryeprokurorëve

me 10 Tetor 2020 ora 21:33

U Kopjua

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dje është tërhequr nga monitorimi i konkursit për përzgjedhjen e kryeprokurorëve dhe anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Pas kësaj, sot zëdhënësja për media pranë Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhivalj ka thënë se edhe BE-ja ka vendosur që të mos monitorojë këtë konkurs deri në kohën kur i tërë procesi të rishikohet.

“I kemi vënë re shqetësimet e shprehura nga SHBA-ja. Edhe BE-ja i ka shqetësimet e veta dhe gjithashtu ka vendosur të mos monitorojë deri në kohën kur i tërë procesi të rishikohet dhe të kryhet në vijë me ligjet dhe rregullat përkatëse”, tha ajo.