Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Edhe dy gazetarë ukrainas vijnë në Kosovë, Kurti: Kosova qëndron me Ukrainën

me 22 Maj 2022 ora 16:29

U Kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot në Kosovë kanë ardhur edhe dy gazetarë të tjerë ukrainas.

Kurti tha se Kosova është bërë “shtëpia” e dy gazetarëve përmes programit ‘Gazetarët në Rezidencë në Kosovë’ të sponsorizuar nga qeveria.

“Mirë se vini Liudmyla dhe Serhii. Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish, po kështu edhe njerëzimi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën.”, është shprehur Kurti.

Ndërsa, sipas AGK-së, Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh kanë mbërritur këtë mëngjes dhe kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, si dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

Gazetarët janë pritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësues të MPB-së.

Kujtojmë se në Kosovë, strehim si e para gazetare ukrainase ka gjetur Lyudmila Maket, e cila mbërriti më 17 prill.

Kosova.LIVE