In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Edhe Haradinaj dyshohet për pengim të drejtësisë, është dërguar në Hagë

me 26 Shtator 2020 ora 18:30

U Kopjua

Për arrestimin e Haradinajt dhe transferimin e tij në Hagë, Gjykata Speciale ka njoftuar edhe zyrtarisht të shtunën në mesditë. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se Haradinaj u arrestua në Prishtinë në bazë të një fletarrestimi, të lëshuar nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim”, thuhet në njoftim ku shtohet se EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë mbështetur operacionin e arrestimit të Haradinajt.

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë për KOHË-n se kreu i OVL-së, Hysni Gucati, dhe nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj, janë në Hagë aktualisht.

Që të dy pritet të dalin së shpejti para gjyqtarit të procedurës, derisa dyshohen për pengim të drejtësisë.

“Që të dy janë të dyshuar për pengim të drejtësisë, që të dy janë në Hagë. Së shpejti, do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili do të vendosë për caktimin e paraburgimit apo jo. Megjithatë nuk dihet kur (dalin para gjyqtarit)”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për herë të fundit me Haradinajn ka kontaktuar mbrëmë rreth orës 18:00 nga Selia e EULEX-t në Fushë Kosovë.