In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Edmond Azemi përkrah ligën e përbashkët Kosovë – Shqipëri: Ka qenë ëndërr e jona

me 3 Korrik 2020 ora 14:21

U Kopjua

Njëri ndër basketbollistët me më së shumti përvojë në futbollin kosovar, Edmond Azemi, e ka përkrahur themelimin e ligës së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se të dyja vendet do të përfitonin nga kjo ligë.

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar në themelimin e ligës së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku është menduar të garojnë nga katër klube nga dy vendet, transmeton Kosova.LIVE

“Ideja e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për formimin e kësaj lige është shumë e qëlluar. Të gjithë kemi pasur ëndërr për formimin e një Lige Mbarëkombëtar” , është shprehur kapiteni i Sigal Prishtinës për faqen zyrtare të FBK-së.

“Duke marrë parasysh që vështirë se edicionin e ardhshëm mund të luajmë në Evropë, kjo Ligë do të na shërbejë shumë. Gjithashtu është shumë pozitive që ka marrë lejen nga FIBA Evropa”.

Basketbollisti i Kosovës tregon çka mund të përfitojnë dy vendet.

“Ne mund të përfitojmë vetëm nëse u japim hapësirë lojtarëve të rinj. Basketbollistët e ri kanë nevojë për ndeshje ndërkombëtare dhe të fitojnë përvojë. Në këtë mënyrë mund të kemi një gjeneratë të suksesshme”.

“Ndërkohë, Shqipëria do të përfitonte sa i përket tifozëve, duke marrë parasysh se sporti numër një në Shqipëri është futbolli. Besoj se Liga do të ishte shumë interesante. Klubet tona duhet tu japin hapësirë lojtarëve të rinj, derisa do të rritej interesimi në të dy vendet.

“Kjo Ligë gjithashtu ka shpenzime. Shpresoj se, do të ketë përkrahje financiare nga institucionet e Kosovës, por edhe sponsorët e ndryshëm”.