In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Elmi Reçica i PDK-së: Vetëvendosje e ka uzurpuar hapësirën e diasporës

me 14 Janar 2021 ora 10:34

U Kopjua

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçica, ka vlerësuar lartë rolin e diasporës.

Reçica tha se diaspora e Kosovës është shumë e fuqishme.

Ai theksoi se kontributi i tyre është sa vet Kosova.

“Është e ditur se diaspora shqiptare dhe e Kosovës është shumë e fuqishme. Dhe diasporë të fuqishme kanë pasur zakonisht ato kombe dhe popuj që kanë pasur okupime klasike dhe kanë ikur qoftë nga përndjekja politike dhe qoftë nga kushtet e rënda ekonomike”, tha ai

“Fatkeqësisht Kosova i ka pasur të dyjat, dhe kështu një pjesë vitale e qytetarëve jeton në diasporë. Dhe dihet historikisht se diaspora ka qenë një ndër kontribuuesit më të mëdha dhe më të fuqishëm dhe më domethënëse në të gjitha proceset. Po flas edhe për luftën edhe periudhën e krizave sociale. Po flas për periudhën para vitit 1981 pas vitit 1981, demonstratat, protestat komunikimet dhe format e ndryshme të prezantimit të gjendjes çfare ka qenë në Kosovë. PDK-ja dhe qytetarët e Kosovës kanë një vlerësim jashtëzakonisht të lartë për diasporën”, shtoi Reçica në Klan Kosova.

“Dhe konform kësaj edhe sot diaspora është pjesa më vitale e Kosovës. Duhet të ditur dhe është e njohur që diaspora kontribuon në forma të ndryshme sa një buxhet i Kosovës. Është e vërtetë se kontributi financiar i diasporës është diku 1 miliard euro. Por, në forma të tjera kontributi arrin deri në 2 miliardë euro. Kur te shohim dhe e krahasojmë është sa vet Kosova. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës i kushton rëndësi shumë të veçantë”.

Udheheqësi i Departamentit të Diasporës në kuadër të Partisë Demokratike theksoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka uzurpuar hapësirën e diasporës duke mos e prezantuar situatën në Kosovë ashtu si është në të vërtetë.

“PDK pas shpalljes së shtetit ka pasur koncept të gabuar. E ka pushuar aktivitetin e vet, sepse ka menduar se janë Ambasadat, misionet diplomatike. Ka menduar që janë klubet politike që bëjnë aktivitet në diasporë. Por sa është pushuar aktiviteti, partitë e tjera e në veçanti Lëvizja Vetëvendosje e ka uzurpuar atë hapësirë me veprime. Me veprime të shumanshme dhe të dëmshme. Së pari nuk e kanë prezantuar gjendjen reale në Kosovë, pastaj kanë pasur fushata kundër personaliteteve të caktuara, ka pasur situata kur njerëzit kanë qenë pa informuar tërësisht. PDK është kthyer për këtë shkak. Për ta qartësuar situatën”, ka deklaruar ai./Kosova.LIVE/