In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Enver Hoxhaj e fton Albin Kurtin në pesë debate televizive

me 13 Janar 2021 ora 18:19

U Kopjua

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve mund të përjetojmë një debat ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar debat publik liderit të VV-së, Albn Kurti.

Në një konferencë për media, Hoxhaj ka theksuar se të gjithë e dinë se këto zgjedhje janë garë ndërmjet PDK-së me platformën e rimëkëmbjes dhe Vetëvendosjes, e udhëhequr nga dogmat e pupulizmit.

Ai ka thënë se qytetarët duhet ta krahasojnë ofertën e rimekëmbjes së PDK-së me ofertën e LVV-së, duke i bërë thirrje Kurtit që ta ndjekë shembullin e PDK-së, duke prezantuar programin, zotimet dhe të tregojë mënyrën ë zabatimit të tyre.

“Debati është i domosdoshëm për çdo demokraci. Sot i bëj thirrje Albin Kurtit që t’i kemi 5 debate. Debate serioze. Debate informuese. Ashtu që qytetarëve t’ua ofrojmë informacionin dhe elementet e nevojshme për ta marrë vendimin e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Madje lideri i PDK-së ka bërë propozime konkrete për tema, që duhet të përmbajnë këto debate ndërmjet tij dhe liderit të VV-së, Albin Kurti.

Hoxhaj ka propozuar që më 3 shkurt të debatohen programet ekonomike të dy partive, derisa më 5 shkurt, debate duhet të fokusohet në programet e shëndetësisë.

Ai ka shtuar se më 7 shkurt, duhet të debatohen programet e partive për sundimit të ligjit, më 9 shkurt, për politikë të jashtme, derisa më 12 shkurt Hoxhaj propozoi që të mbahet debat final i tërësishëm ndërmjet tij dhe Kurtit.

“ I bëjë thirrje Kurtit që të pranojë këto debate. Kudo që ai dëshiron. Me çfarë kushtesh që ai dëshiron. Me kusht që i respektojmë rregullat bazike të angazhimit demokratik. Me kusht që i respektojmë proceset demokratike. Demokracia nuk është monolog. Demokracia është dialog. Demokracia nuk është dogmë dhe askush nuk e ka versionin e vetëm të së vërtetës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka sfiduar Kurtin, duke thënë se demokracia është veprim në emër të qytetarëve për të mirën e qytetarëve, derisa tashti është koha që ta shprehim respektin tonë ndaj demokracisë, tashti është koha që ta shprehim respektin tonë ndaj qytetarëve.

“Tashti është koha që t’i tregojmë botës dhe ish-ambasadorit amerikan Delawie se Kosova nuk është më ai vend të cilin ai e kishte menduar kur e bëri atë postim në Twitter javën e kaluar. Ne kemi përparuar. Ne kemi mësuar prej gabimeve tona. E, ne jemi të gatshëm që t’i tregojmë botës se kush jemi ne në të vërtetë. Bota është duke na vrojtuar. Ne jemi para gjyqit. Vendi ynë është para gjyqit”, ka shtuar ai.

Këto zgjedhje sipas kandidatit të PDK-së, për kryeministër janë momenti i duhur për t’i tubuar qytetarët tanë përreth vlerave bazike – respektimi i vendit tonë dhe i historisë sonë, duke iu bashkuar platformës së rimekëmbjës të PDK-së.

“Këto zgjedhje janë momenti i duhur për ta rikthyer besimin e qytetarit te proceset politike. Për ta rikthyer besimin e humbur midis qytetarit dhe klasës politike. Ne ua kemi borxh këtë qytetarëve tanë. Ne ua kemi borxh këtë heronjve tanë që janë duke u gjykuar”, ka thënë ai.

Në këtë konferencë shtypi, Hoxhaj ka shpalosur edhe sloganin e partisë, me të cilin do të konkurrojë në këto zgjedhje.