Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj nëpërmjet rrjetit social Facebook shpreh ngushëllime pë familjen Maliqi dhe për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës për vdekjen e nënkryetarit të parë shqiptar në qytetin e Shkupit, Enver Maliqi.
Këtu e keni postimin e plotë të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj
“Me pikëllim sot morëm lajmin se ka ndërruar jetë miku ynë, nënkryetari i parë shqiptar i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.Si një ndërmarrës i sukssesshëm në Maqedoni të Veriut, ai asnjëherë nuk ka ditur që të dalloj shqiptarët në bazë të kufijve, por i ka mbështetur dhe ndihmuar kudo që është paraqitur nevoja.
Enveri, si kontribues i madh dhe i vazhdueshëm i çështjeve kombëtare dhe humanist i devotshëm, por më së shumti si mik, do të jetë i paharruar dhe do të na mungojë jashtëzakonisht shumë të gjithëve.
Ngushëllimet më të thella familjes Maliqi dhe shqiptarëve kudo për këtë humbje të madhe!” ka shkruar nëpërmjet rrjetit social Facebook Enver Hoxhaj./ raporton Kosova.LIVE
