Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka folur për slloganin “Rimëkëmbje”, i cili do të jetë sllogani i PDK-së në zgjedhje.
Hoxhaj tha se Kosova prej vitesh po përballet më pasoja të mëdha, si pasojë e politikës.
Sipas tij, Kosova sot kërcënohet prej 4 rreziqeve. Sipas Hoxhajt këto rreziqe janë: Pandemia dhe pasojat e krijuara prej saj dhe mënyra se si është menaxhuar pandemia. Hoxhaj ka thënë se në këto dy aspekte, dy Qeveritë e kaluar kanë dështuar, shkruan Kosova.LIVE.
Rreziku i tretë, ai ka thënë se buron nga mungesa e stabilitetit, sigurisë për shkak të përçarjes së skenës politike, hasmërive mes partive politike. Ai ka thënë se PDK mendon se klasa politike duhet të jetë e bashkuar.
“Sot Kosova, kërcënohet prej 4 rreziqeve dy janë pandemia dhe pasojat e pandemisë, megjithatë rreziku nacional është mënyra si është menaxhuar pandemia. Në këto dy aspekte të dy qeveritë e Kosovës kanë dështuar. Rreziku i tretë buron nga mungesa e stabilitetit, sigurisë për shkak të përçarjes së skenës politike, hasmërive në mes të partive politike. Ne mendojmë se klasa politike duhet të jetë bashkë”, u shpreh ndër të tjera Hoxhaj.
Tutje Hoxhaj ka thënë se nuk ka parti politike që ka më shumë përvojë, dije dhe vendosmëri për ti zgjidhë problemet e qytetarëve sesa PDK. Ai është shprehur se gara në këto zgjedhje është vetëm në mes të PDK-së dhe VV-së teksa i ka bërë thirrje edhe kreut të kësaj partie, Albin Kurti që të bëjë publik programin e VV-së.
Hoxhaj e ka ftuar Kurtin edhe në 6 debate para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Nuk ka parti politike që ka më shumë përvojë, dije dhe vendosmëri për ti zgjidhë problemet e qytetarëve. Unë sot jam këtu që ta ftoj VV që ta procedojë programin e tyre.
“Gara në këto zgjedhje është vetëm në mes të PDK-së e VV-së. E ftoj Kurtin në 5 televizive, një për ekonominë, arsimin, politikën e jashtme, dhe një të 6 për të gjitha temat e mundshme. Sepse demokracia nuk është monolog edhe zgjedhjet janë dialog”, u shpreh ai./Kosova.LIVE/