Episod i ri apo vijim reprizash, Rrahman Jashari, Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati sot para Komisionit për Arsim!

07:24 / 23 Shtator 2022

U Kopjua

Sërish sot, në ora 11:00 mblidhet Komisioni për Arsim, ku në fokus të diskutimit do të jëtë çështja e grevës, e cila filloi gati që prej një muaji.

Tensione e mospajtime janë shfaqur midis Qeverisë e sindikatave por zgjidhje nuk ka ende.

Para anëtarëve të këtij komisioni sot, do të Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, përfaqësuesit sindikalë dhe ata të Këshillit grevist, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

A do t’i shohim dramat e përsëritura me diskurs tensionesh e polemikash se kush ka të drejtë midis palëve sot, në 11:00, mbetet në ‘gatishmërinë’ e tyre, të parqesin zgjidhje apo të vazhdojnë kësisoji me logjikën e barikadimit./kosova.live/