Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Eskalon debati mes Haxhiut dhe Gashit: Ke kujdes kur të folsh me mu, kqyrem n’sy

me 23 Qershor 2022 ora 08:14

U Kopjua

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është acaruar gjatë një debati kur analisti Blerim Gashi i ka thënë se “po i beson më shumë Vuçiqit se sa Kurtit”.

Pas kësaj deklarate, Haxhiu i ka thënë Gashit se duhet të ketë kujdes me fjalorin, shkruan Kosova.LIVE

“Ke kujdes kur të folsh me mua. Ke kujdes, shikom në sy. Ke kujdes edhe një herë po ta them. Ke kujdes… Kujt i besoj unë, ke kujdes, kqyrem n’sy. Mem thon ti mu i beson Vuçiqit, ke kujdes”, i ka thënë Haxhiu-Gashit në Kanal 10.

I gjithë debati filloi rreth marrëveshjes së energjisë e cila është nënshkruar së fundmi nga Qeveria e Kosovës për faturimin e rrymës në veri të vendit, e e cila është e njëjtë me marrëveshjen të cilën Vetëvendosje e kishte kundërshtuar në vitin 2013 dhe 2015.