In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“Etno Fest” sivjet vështron kohët përmes figurës së gruas dhe diellit

me 29 Qershor 2020 ora 18:56

U Kopjua

Pandemia ka bërë që shumë njerëz të ikin nga qyteti dhe të kthehen në shtëpitë e tyre nëpër fshatra.

Festivali i arteve dhe kulturës tradicionale “Etno Fest”, ka nëntë vjet që trajton efektin e shpërnguljes. Popullimi i fshatit Kukaj, midis Prishtinës dhe Gjilanit, është një nga synimet që kishin organizatorët. Sipas tyre, ia kanë dalë. Festivali në edicionin e tij të 10-të, e gjen fshatin që kishte vetëm dy shtëpi me tridhjetë të tilla.

Por, përtej kësaj, “Etno Fest” pikërisht në këtë vit të pandemisë, po shihet edhe si një vend ideal për të rimbushur energjitë. Organizatorët për KOHËN kanë bërë të ditur se artit, kulturës dhe trashëgimisë do t’u qasen përmes dhjetë shtyllave programore. Synim e kanë që nga dita e 20-të deri më 25 gusht të zbërthejnë temën “Gruaja dhe dielli”.