In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Europol me operacion kundër trafikimit ilegal në internet, në pranga 150 persona

me 26 Tetor 2021 ora 14:46

U Kopjua

Rreth 150 persona janë arrestuar në një operacion global kundër trafikimit në “rrjetin e errët” në internet, një nga operacionet më të mëdha të kryera ndonjëherë në Internetin e Errët, njoftoi sot forca policore evropiane Europol me qendër në Hagë.

Gjatë operacionit të quajtur “DarkHunTOR” u sekuestruan miliona euro, Bitcoin, drogë dhe armë.

Operacioni “përfshiu një numër aksionesh të veçanta në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Britani dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Europol.

Në SHBA , rreth 65 persona u arrestuan në këtë operacion, i cili lejoi, ndër të tjera, 47 arrestime në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Itali dhe 4 në Holandë.

Disa nga të arrestuarit ishin “shënjestra të rëndësishme” për Europol.

Konkretisht u sekuestruan 26.7 milionë euro para në dorë dhe monedha digjitale Bitcoin,  dhe drogë, kryesisht 25,000 qese me drogë ekstazi dhe 45 armë zjarri.

Në Itali, policia mbylli gjithashtu qendrat e paligjshme tregtare, të njohura si ” DeepSea ” dhe ” Berlusconi “, të cilat shfaqnin ” më shumë se 100,000 reklama të produkteve të paligjshme” , sipas Europol, operacioni i të cilit ishte i koordinuar me Eurojust, Zyra Evropiane e Bashkëpunimit Gjyqësor.