In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Facebooku gjurmon vazhdimisht vendndodhjen e përdoruesve të tij

me 19 Dhjetor 2019 ora 11:04

U Kopjua

PRISHTINË | 19 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Facebook pranoi se mbledh vazhdimisht informacione për vendndodhjen e secilit prej përdoruesve të tij, pavarësisht nëse ata e kanë aktivizuar apo jo gjeolokalizuesin, për arsye sigurie dhe për qëllime reklamimi.

“Edhe nëse dikush nuk aktivizon të dhënat e vendndodhjes, Facebook ende mund të përcaktojë pjesërisht vendndodhjen e tyre, falë informacionit që ata japin përmes aktiviteteve dhe lidhjeve të tyre në shërbimet tona të ndryshme”, deklaroi grupi, në një letër dërguar dy senatorëve amerikanë më 12 dhjetor dhe që u transmetua në Twitter të martën, transmeton atsh raportimin.

Kur njerëzit çaktivizojnë gjeolokalizuesin, platforma ruan akoma të dhëna, por janë veçanërisht adresat IP (sistemi i identifikimit të një lidhjeje në internet), ato që tradhtojnë përdoruesit e shqetësuar për ruajtjen e sekretit.

Megjithatë, në këtë rast, Facebook specifikon se ndalet në nivelin e qytetit ose kodit postar, pa u përpjekur të shkojë më tej, përveçse për arsye sigurie.

Grupi kalifornian mbledh të dhëna personale të të gjitha llojeve, nga afërsisht 2,2 miliardë përdorues të tij të përditshëm të të paktën njërës prej platformave të tij (Instagram, Messenger, WhatsApp, Facebook).