In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Favoritë vetëm në letër

me 27 Shkurt 2020 ora 12:01

U Kopjua

Shkruan: Valentin Beiqi

Mbrëme u zhvilluan ndeshjet e fundit të raundit të parë, në fazën e eliminimeve të Ligës së Kampionëve (Champions League). Pati ndeshje me shumë gola, me pak gola, ndeshje spektakulare e edhe ndeshje të mërzitshme.

Ajo që e veçoi këtë fazë është humbjet e favoritëve si: Real Madrid, Liverpool, Juventus e Tottenham. Liverpool-i u përball me me titanët madrilenë të Diego Simeone, ku si gjithmonë, është njëra nga kafshatat më të mëdha për çdo ekip që pretendon ta fitojë këtë titull. Loja përfundoj me rezultatin 1-0 në favor të Atletico Madrid, në një ndeshje ku Liverpool nuk pati asnjë goditje në kuadrat. Liverpool me datën 11 mars, të mërkurën, do të kërkoj përmbysjen e rezulatit dhe kalimin në fazën e çerek-finaleve.

Një ekip që çdo vit e më shumë po ngritet në futbollin evropian është Leipzig. Ata u përballen me Spurs-at e Mourinhos në “White Hart Lane-in e ri”, ku korrën fitore me rezultat të ngushtë 1-0. Në mungesë të Heung-Min Son dhe Harry Kane, Tottenham po kalon kohë të vështira. Këtë e konfirmoj edhe trajneri Mourinho, ku pas ndeshjes deklaroi që “Është si të shkosh në luftë me pistoletë pa plumba”, deklaratë kjo alla Mourinho ku si gjithmonë ka vëmendjen e mediave. Ndeshja e kthimit luhet me datën 10 mars në Lepzig.

Njëra nga ndeshjet më derbi të kësaj faze ishte Real Madrid-Manchester City. Përplasja e dy nga trajnerëve më të mirë në botë e poashtu edhe kualiteti i dy ekipeve bënë që kjo të ishte një nga ndeshjet më të mira të kësaj faze. Në një përballje ku Real Madrid si vendas shihej favorit, ndodhi krejt e kunderta. Anglezët arriten që ta përmbysin rezultatin 1-0 të madrilenëve në 2-1, ku vështirsojnë kalimin e këtyre të fundit në fazën e cerek-finaleve. Me datën 17 mars, lojtarët e Guardiolës që janë me një këmbë në finale, do të tentojnë të përfundojnë atë që nisën në Bernabeu.

Juventusi i Ronaldos e Sarrit, u befasua nga të nënvlersuarit nga Lyon. Këta të fundit fituan me rezultatin 1-0 sfidën e parë si vendas. Ndoshta paragjykimi i biankonerve për Lyon u kushtoi. Me daten 17 mars, në Allianz Stadium, Juventus do të hyjë në ndeshje me presion shtesë, por, me besimin dhe me lojtarin më vendimtar të tyre do të tentojnë të përmbysin gjithçka.