In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Fillojne hetimet ndaj bordit të Albin Kurtit

me 27 Janar 2022 ora 12:32

U Kopjua

Zgjedhet jashtligjshëm Auditore e Brendshme KRU “Gjakova” bashkëshortja e Drejtorit të Spitalit të Gjakovës. Bordi i KRU “Gjakova”për të dytën herë bën shkelje gjatë procedurave rekrutuese për zgjedhjen e Auditorit të Brendshëm të Kompanisë kështu duke mos respektuar Udhëzimin Administrativ 07/2017.

Fillimisht nuk hapën Konkurs të brendshëm përkundër që kishte Zyrtar të Ndërmarrjes të cilët i plotësonin kushtet, kështu duke ja mohuar të drejtën punëtorëve brenda kompanisë.

Sipas informatave të gazetës me datën 30 Shtator 2021, zgjodhën Mjellma Vokshi ( e afërt me partinë në pushtet), e cila nuk i plotësonte kushtet, pra kështu duke zgjedhur personin jo adekuat në njërën ndër pozitat kyçe të kompanisë, por me të marrë rastin Inspektoriati i Punës, kërkon nga Kompania që kjo pozitë të anulohet për shkakë të shkeljes së procedurave rekrutuese.

Meqë Partisë në pushtet nuk ju shkoi ashtu siç ata pretenduan, me datën 09 Nëntor 2021 shpallën sërish konkursin, ku vepruan njësoj si në herën e parë, duke mos respektuar procedurat rekrutuese e në këtë rast edhe duke bë fallcifikim të poenave, pra me çdo kusht të vendosin “Njeriun e tyre” si Auditor të Brendshëm, ku me këtë rast vendosën Saranda Deva Jusufi – bashkëshorten e Drejtorit të Spitalit të Gjakovës Ardian Jusufi, ku po i njëjti në krye të kësaj pozite u emërua politikisht ditë më parë.

Sipas Informatave të Gazetës, me rastin në fjalë janë duke u marrë Krimet Ekonomike, ku po e hetojnë Bordin dhe Menaxhmentin e kësaj Kompanie, për shkelje të ligjit dhe parregullësitë e krijuara, të cilët në vend se të Menaxhojnë Ndërmarrjen dhe të qojnë përpara, ata çdo ditë merren se si t’i largojnë punëtorët e zellshëm që ti zëvendësojnë me njerëz të Partisë së tyre.