In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Filmi ‘Vera Andrron Detin’ në ‘Work in Progress’ të Festivalit të Sarajevës

me 7 Gusht 2020 ora 18:02

U Kopjua

Filmi i gjatë artistik ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, i cili është në fazën e postproduksionit do të jetë pjesë e programit ‘Work in Progress’ në kuadër të festivalit në Sarajevë.

Filmi ka për personazh kryesor një 64-vjeçare përkthyese e gjuhës së shenjave, që jeton në Kosovë. Ajo e sfidon burrin e saj patriarkal me qëllim që të mbrojë vajzën e saj, të cilën ai e ka mohuar.

Filmi “Vera Andrron Detin” me producent Shkumbin Istrefin, është bashkëprodhim i Puntoria Kreative Isstra (Kosovë), Dream Factory (Maqedoni e Veriut) dhe Papadhimitri Production (Shqipëri), dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike Kosovës, Agjencioni i Filmit i Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri.

Linku zyrtar i festivalit:

https://www.sff.ba/en/news/11353/cinelink-announces-line-up-for-work-in-progress-2020