In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Financa na bën të pandershëm?

me 7 Tetor 2019 ora 21:14

U Kopjua

Kultura e botës financiare mund të nxisë sjellje të pandershme? Ekonomistë të Universitetit të Zyrihut kanë kryer një test me 128 punonjës në banka dhe kanë vërejtur që, nëse mendonin për punën e tyre, ishin më të prirur që të gënjenin.

U kërkuan që të luanin kokë apo pil me një monedhë dhe të thoshin më pas rezultatet; sa më shpesh të deklaronin se u kish rënë kokë, aq më shumë para fitonin.

Në mesin e testit disave u ishte kërkuar të flisnin për punën e tyre, të tjerëve për hobet që kishin; të parët thanë se u kish rënë kokë në 58.2% të rasteve, të dytët në 51.6 %. Një mospërputhje që mungon tek grupet e tjerë, si për shembull studentë.