In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Fiton gjyqin njeriu që pretendon se shpiku Bitcoin-in, i mbeten 50 miliardë dollarë valuta

me 7 Dhjetor 2021 ora 13:42

U Kopjua

Craig Wright, shkencëtar kompjuterik që pretendon se është shpikës i kriptovalutës Bitcoin, triumfoi në një proces gjyqësor të hënën. Vendimi i gjykatës ia lejon mbajtjen e një grumbulli të madh të këtyre valutave me vlerë të dhjetëra miliarda dollarëve.

Një trup gjykues në Florida vlerësoi se Wright nuk ia ka borxh 1.1 milion kriptovaluta Bitcoin familjes së David Kleiman-it, ish-partner i tij në biznes, shkruan Fox Business.

Në qendër të këtij procesi gjyqësor ishin pikërisht 1.1 milion Bitcoin-at, me vlerë të rreth 50 miliardë dollarëve, sipas çmimit të së hënës.

Prejardhja e kriptovalutës Bitcoin gjithmonë ka qenë paksa e mistershme dhe për këtë arsye, procesi gjyqësor mori shumë vëmendje edhe nga jashtë.

Në tetor të vitit 2008, në kulmin e krizës financiare, një person i quajtur Satoshi Nakamoto kishte publikuar një letër ku paraqitej korniza për një valutë digjitale, e cila nuk do të ishte e lidhur me asnjë autoritet ligjor apo sovran. Prodhimi i valutës kishte filluar pak muaj më vonë.

Sidoqoftë, emri Nakamoto kurrë nuk është vlerësuar si emër i vërtetë i shpikësit të Bitcoin-it. Disa nga komuniteti i kriptovalutave madje as nuk besojnë se Nakamoto ka qenë një individ i vetëm.

Wright ka pretenduar nga viti 2016 se ai është Nakamoto. Sidoqoftë, pretendimi i tij është pritur me skepticizëm nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të kriptovalutave.