Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Franca i jep goditjen e fuqishme Rusisë, zbardhet vendimi i fundit

08:55 / 28 Qershor 2022

U Kopjua

Franca do të dërgojë sasi të mëdha automjete të blinduara luftarake në Ukrainë shkruan Kosova.LIVE.

“Këto mjete do të dërgohen për të lëvizur sa më shpejt në zonat nën zjarrin e armikut. Ushtarët ukrainas kanë nevojë për automjete të blinduara”, njoftuan autoritetet franceze.

Gjithashtu do të dërgohen gjashtë topa të tjerë me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë, përveç 12 topave të vendosur tashmë për të kundërshtuar pushtimin rus.

Këto sisteme 155 mm , të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit.

Ata mund të godasin nga gjashtë deri në tetë herë në minutë.

Megjithatë, nuk është bërë me dije data se kur do të dorëzohen. Ndërkaq këto armaatime u premtuan nga presidenti francez Emanuel Macron më 16 qershor, kur ai vizitoi Kievin.