In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Frikë nga ardhja e majtistëve, milionerët gjermanë i çojnë asetet në Zvicër

me 24 Shtator 2021 ora 12:54

U Kopjua

Një kthim i mundshëm nga e majta në zgjedhjet e së dielës në Gjermani po i frikëson milionerët e këtij shteti, të cilët po i çojnë asetet e tyre në Zvicër, thonë avokatët për taksa dhe zyrtarët e bankave.

Nëse në pushtet vijnë qendra e majtë e socialdemokratëve, SPD, e majta ekstreme, Linke, dhe Të Gjelbrit, kthimi në fuqi i një takse të pasurisë dhe ashpërsimi i taksës për trashëgiminë mund të jenë në agjendën politike, shkruan Reuters.

“Për super të pasurit, kjo është dritë e kuqe. Familjet ndërmarrëse janë shumë të alarmuara”, tha një avokat gjerman për taksa që kryen punë edhe në Zvicër.

Veprimi i milionerëve gjermanë tregon se si të pasurit ende e shohin Zvicrën si vend tërheqës për ta vendosur pasurinë, pavarësisht përpjekjeve të saj për ta shkatërruar imazhin si strehë e miliarderëve.

Asnjë shtet nuk ka më shumë asete të huaja se Zvicra dhe ky tren u rrit edhe më shumë vitin e kaluar. Nga këto asete përfituan bankat e mëdha si UBS, Credit Suisse dhe Julius Baer. Tensionet gjeopolitike dhe frika nga rënia ekonomike në pandemi e bënë tërheqës stabilitetin politik të Zvicrës.

Sipas të dhënave, depozitat e gjermanëve në bankat e Zvicrës u rritën për gati pesë miliardë dollarë vetëm në çerekun e parë të këtij viti dhe shkuan në 37.5 miliardë dollarë. Në këtë shifër nuk përfshihen aksionet dhe produktet financiare.

“Shumë njerëz të pasur, sidomos ndërmarrës, kanë frikë se do të ketë kthim nga e majta në Gjermani – pavarësisht si dalin zgjedhjet”, tha Florian Durselen, menaxher i pasurisë në bankën “LGT Switzerland”.