Tashmë është zyrtare, Samu Castillejo është futbollist i ri i Valencias.
Sulmuesi spanjoll ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ekipin e njohur spanjoll, teksa do ta mbajë të lidhur me në Valencia deri më 30 qershor 2025.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i La Liga-s me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”.
27-vjeçari bashkohet sërish me Ivan Genaro Gatuson, të cilin e ka pasur trajner edhe kur italiani stërviste Milanin.
Përveç ekipit kuqezi nga Milano, spanjolli ka mbajtur veshur edhe fanellat e Villarrealit dhe Malagës.
Në sezonin e fundit me Milanin në Serinë A, Samu Castllejo u aktivizua vetëm në 5 ndeshje, duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.