Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Gjiganti spanjoll interesohet për Gabriel Jesusin

me 6 Qershor 2022 ora 15:55

U Kopjua

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi pasi dështoi ta transferonte Kylian Mbappen, por edhe paraprakisht Erling Haalandin.

Tash, mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” po planifikojnë të “peshkojnë” në Angli.

Mediumi “Cadena SER” raporton se kampioni i freskët i Evropës ia ka vënë syrin sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus, përcjell “Gazeta Express”.

Më parë, edhe Atletico Madridi e kishte shikuar mundësinë e transferimit të përfaqësuesit brazilian, por “Los Colchoneros” ishin tërhequr në fund.

Ndërkohë, javëve të fundit po spekulohet edhe për një interesim eventual të Arsenalit për Gabriel Jesusin, i cili do të largohet gjithsesi nga “Etihad Stadium” pas arritjes së Erling Haalandit aty.

Jesus do ta mirëpriste një transferim eventual tek kampioni i ri spanjoll.