In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Gjithçka që Leonora e Labi i thanë njëri-tjetrit në emision

me 5 Maj 2020 ora 19:14

U Kopjua

Debati mes këngëtarëve Labinot Tahiri e Leonora Jakupi, nga rrjetet sociale ka arritur edhe në studio televizive.

Vetëm pak ditë më parë ishte Labi ai i cili bëri bujë me një deklaratë të tij, ku reagoi për ndaljen e dasmave dhe ahengjeve familjare këtë vit, duke thënë se duhet të organizohet protestë kundër këtij vendimi të Qeverisë.

Mes shumë kritikave, ishte edhe këngëtarja Leonora Jakupi ajo e cila reagoi kundër kësaj kërkese të Labit.

E mbrëmë, derisa Labi ishte i ftuar në studio të Debat Plus, Leonora u paraqit në lidhje direkte nga shtëpia e saj, ku po qëndron e mbyllur me familjen tash e sa javë.

Leonora u sqarua duke thënë: “Mu Labi me ka keqkuptuar, dhe nuk e ka kuptuar mesazhin tim. Unë kam reaguar ndaj thirrjes për protestë, edhe kur Labi ka thanë që nuk ka virus ka qenë shumë e rëndë për mua”, tha Leonora.

“Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e coronavirusi. Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat”, ka shtuar këngëtarja.

Labi iu përgjigj, duke  u munduar të tregojë se ai kërkon të organizohet protestë nëse hapen fitneset e stadiumet, e profesioni i tyre nuk do të ketë mundësi të punojë.

“Unë pajtohem që dëmtohen të gjitha bizneset, e jo vetëm ne. Sigurisht se ne këngëtar e kemi rujt naj pare t’vogël kshtu sa me kalu këtë pandemi. Edhe unë besoj që ndoshta për 2-3 muj kalon krejt kjo”, ka thënë Leonora duke kundërshtuar idenë për një protestë në kohë pandemie, që mund të rrezikonte shëndetin e qytetarëve.

Më tutje, Leonora prek edhe temën e humanizmit, duke iu përgjigjur Labit për fjalët e tij drejt Leonorës, ku i kishte thënë se ajo ‘rastet e rënda mund t’i shohë vetëm në televizion.

“Nuk është e thënë që gjithë njerëzit që ndihmojnë të dalin nëpër media dhe të flasin për ndihmat e tyre”, tha Leonora.

Këtu Labi iu drejtua duke akuzuar gazetarët në studio duke thënë se ata po duan t’i përçajnë mes vete artistat, përcjell Kosova.LIVE.

Leonora vijoi duke thënë: “Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzua aq shpejt”, ndërsa Labi shpejt iu kundërpërgjigj: “Nuk është detyrë  e jotja Leonorë se si shpenzojmë kaparin”.

“Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitoj bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëj jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka thënë Labi duke hequr dorë tashmë nga protesta në pandemi.

Në fund Leonora i tha se ajo e kupton se çfarë ai do të thotë dhe sugjeron se ai nuk ka ditur ta shprehë si duhet atë, duke e pranuar edhe Labi këtë gjë e duke u arsyetuar se është shumë i nxënë duke bërë humanizëm.

Në fund Leonora i tha Labit të mos i gjykoj të tjerët që nuk i bëjnë publike ndihmat e tyre.

“Edhe një këshillë për Labin. Mos i përmend asnjëherë njerëzit kanë dhanë s’kanë dhanë kolegët e tu. Atë që e bën ti e the edhe më herët e bën për Zotin, e bën për vetën tënde. Mos i gjyko të tjerët nëse nuk dalin në media dhe nuk tregojnë se çka kanë bë për tjerët apo ku i kanë pa rastet e rënda ose më pak të rënda. Të lutem!”, tha këngëtarja.