In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Gjoshi: Mungesa e Thaçit e Veselit po vërehet, Kurti e Osmani po realizojnë skenarin e Serbisë për dështim të shtetit

me 24 Janar 2021 ora 22:02

U Kopjua

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi të bërë në FB, ndër të tjera ka thënë se mungesa e Thaçit e Veselit po vërehet si kurrë më parë, e në mungesë të tyre po rrezikohet shteti.

I njëjti ka kritikuar edhe Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, për të cilët thotë se po realizojnë me apo pa vetëdije skenarin e Serbisë për dështimin e shtetit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i tij:

1.

Mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po vërehet si kurrë më parë.

2.

Në mungesë të tyre po rrezikohet stabiliteti i shtetit. Mbane mend, nuk mund ta bëjmë për herë të dytë shtetin.

3.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po realizojnë me apo pa vetëdije skenarin e Serbisë për dështimin e shtetit të Kosovës.

4.

Ndaluni, shikoni dhe mendoni se çka po i bëjnë këtij vendi, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Po duan ta çmendin, ta shkatërrojnë, ta asgjësojnë.

5.

Kurtin dhe Osmanin më së miri do t’i pëshkruante Agolli:

Në vendin tim e në vendin tënd

Një i çmendur, një vend e çmënd