I dyshuari për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Labinot Gruda, do të vazhdojë të mbes në paraburgim edhe për një muaj.
Vendimi është komunikuar te Insajderi nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marr aktvendim dhe të pandehurit L.G i ka vazhduar masën e paraburgimit prej datës 18 janar 2021 deri me datë 17 mars 2021”, ka deklaruar Gashi.null
Zyrtari i Departamentit të Thesarit, Labinot Gruda, ishte arrestuar në tetor të 2020-ës për kryerjen e transaksioneve ilegale.
Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari kishte bërë veprimet në fjalë gjatë kohës së pauzës për vetëm tetë minuta.