In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Gjykata refuzon për herë të dytë lirimin e Selim Çekajt

me 24 Shtator 2021 ora 10:28

U Kopjua

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) për të dytën herë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Selim Çekaj, 72-vjeçari, të cilit ju gjetën në kontenierin e bananeve janë gjetur 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.

SPAK kërkoi lirimi e Cekaj me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri, por kjo kërkesë nuk u pranua nga GJKKO dhe Selim Çekaj mbetet në qeli.

Ndërkohë kujtojmë se 72 vjeçari është babi i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Sipas policisë ai ka qenë nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj.