Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Godet shefi i Bankës Qendrore Evropiane

me 23 Maj 2022 ora 17:23

U Kopjua

Asetet digjitale ‘nuk vlejnë asgjë’ Me tregjun e tanishëm që po përballet me një “dimër” të kriptovalutave, shumë nga kritikët e vjetër të industrisë kanë shfrytëzuar mundësinë për të shtuar edhe pak benzinë ​​në zjarr. Tani, ju mund të shtoni edhe presidenten e Bankës Qendrore Evropiane në listë shkruan Kosova.LIVE.

Duke u paraqitur në programin holandez “College Tour” mbrëmë, shefja e BQE-së, Christine Lagarde, deklaroi qartë besimin e saj se ngjarjet e fundit kanë dëshmuar se asetet e kriptove janë të pavlera: “Vlerësimi im shumë modest është se ato [kriptovalutat] nuk vlejnë asgjë. Nuk bazohen në asgjë. Nuk ka asnjë aset themelor që të veprojë si një spirancë sigurie.” Për të, rrëzimi i fundit i tregut nuk ishte befasi, duke shtuar,

“Unë kam thënë gjatë gjithë kohës që asetet e kriptove janë aktive shumë spekulative dhe shumë të rrezikshme.” Çfarë Christine Lagarde nuk tregoi është se ska asnjë sektor ekonomik që është në rritje, tregu i aksioneve ekonomike është duke shkuar poshtë për muaj me rradhë, lufta e Ukrainës ka thellësuar problemet ekonomike, me çmimet e benzinës dhe gasit duke u ngritur në qiell.

Lagarde nuk tregoi gjithashtu se inflacioni i përgjithshëm është më i lartë që nga vitet e 1980-ta dhe si kryetare e Bankës Qëndrore Evropiane duhet të merr donjë përgjegjësi për situatën e tanishme. Diçka tjetër që ajo nuk theksoi është se kriptovalutat kanë sjellur teknologjinë e ‘Blockchain’ e cila ka sjellur decentralizim ekonomik, ku jo vetëm bankat ose subjektet politike vendosin për qështjet financiare por çdokush i aftë mund të merr pjesë. Ladgarde gjithashtu nuk tregoi apo nuk e ka kuptuar se prej kriptovalutave dhe tekonologjisë së Blockchain, është zhvilluar edhe sektori i teknologjisë në përgjithsi,

Arti digjital është duke u zhvilluar aty, metaverzi ka filluar të zhvillohet aty. Kompanitë më të mëdha në botë si Google, Microsoft, Apple veq më janë duke investuar miliarda në Metavers, ndërsa Facebooku ka ndruar emrin dhe shkon ‘all in’ për të krijuar internetin e së ardhmës.

Kriptovalutat mbeten një luftë mes të rive dhe të vjetërve, mes atryre që po besojnë në këtë proekt dhe atyre që nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë bëjnë kriptovalutat në përgjithsi. Sidoqoftë koha do ta tregojë më së miri se ku qëndron e ardhmja e kriptovalutave.