In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Gold AG në video telefonatë me boksierin që u kthye në Islam

me 22 Prill 2020 ora 09:22

U Kopjua

Luftëtari legjendar austriake i arteve marciale të përziera (MMA) Wilhelm Ott është konvertuar në Islam, duke thënë se kriza e koronavirus (COVID-19) e shtyu atë të gjente “besimin e tij të vërtetë”.

E reperi shqiptar Gold AG së fundmi kishte realizuar një telefonatë në video me Ott. Reperi njihet si një besimtar dhe ithtar i devotshëm i Islamit.

Në një postim në Instagram, 37-vjeçari Ot me krenari njoftoi se ishte bërë mysliman duke recituar Shahada, shpalljen islamike të besimit dhe gjithashtu një nga pesë shtyllat e Islamit, duke pohuar unitetin e Zotit dhe duke e njohur Muhamedin si të dërguarin e Tij.

“Kriza e koronës më dha pjesën tjetër të nevojshme për të gjetur besimin tim. Besimi im tani është mjaft i fortë sa të mund ta njoh Zotin e vetëm dhe të recitoj Shahada që të mund të them me krenari, po unë jam mysliman, ”shkroi ai.

“E lashë veten të ndikohem politikisht. Por kur kalova kohë të vështira, besimi islam më dha forcën e nevojshme, “shtoi ai.
Ott, duke thënë se ai kishte hulumtuar Islamin me vite, gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e tij për reagimet pozitive nga fansat e tij dhe komunitetet myslimane që kanë artikuluar mbështetjen e tyre për boksierin.