In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Granit Xhaka ia kthen përgjigjen me gjashtë fjalë tifozit

me 11 Maj 2022 ora 15:18

U Kopjua

Tifozët e Arsenalit dhe ata të Tottenhamit mezi po e presin përballjen e së enjtes në mes të këtyre dy ekipeve.

“Gunners” aktualisht janë katër pikë përpara rivalëve të tyre të moçëm.

Një fitore në stadiumin e Tottenhamit do t’ia siguronte ekipit të Mikel Artetas edhe matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, tifozët e kanë ndalur Granit Xhakën pas seancës stërvitore për ta pyetur për duelin me Spurs, të cilët janë përmirësuar dukshëm që prej arritjes së trajnerit Antonio Conte.

Sidoqoftë, kjo nuk shfaq ndonjë problem për futbollistin kosovar.

“Çka do të bëjmë të enjten Granit. Çka do të bëjmë të enjten?”, ka pyetur tifozi.

Më pas, përfaqësuesi zviceran iu përgjigj atij me gjashtë fjalë, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

“We don’t speak, we do it! (Ne nuk flasim, ne e bëjmë)”, ka thënë Xhaka, i cili është i vendosur për ta fituar derbin e Londrës, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe për “Spurs” kjo do të jetë një ndeshje vendimtare pasi humbja eventuale i lë jashtë Championsit e fitorja i afron me Top 4.