In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet, administrata Trump me veprime të shpejta

me 24 Tetor 2020 ora 23:09

U Kopjua

Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet.

Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë, shkruan lajmi.net.

Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.

“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.