In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Grenell: Thaçi dhe Vuçiqi u pajtuan se fokusi duhet të jetë në zhvillimin ekonomik

me 14 Shkurt 2020 ora 14:28

U Kopjua

I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, është shprehur i lumtur që Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë edhe një marrëveshje tjetër – marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe autostradat.

“Ajo që kemi bërë sot këtu është që kemi negociuar për të gjetur mënyrën që të hapim linjën hekurudhore dhe autostradat. Siç e dini të gjithë, ne kemi negociuar për hapjen e linjës ajrore për fluturime direkte mes Prishtinës dhe Beogradit – dhe tani kemi edhe dy marrëveshje të tjera”.

Grenell pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka thënë se të dy presidentët – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – janë pajtuar që fokusi duhet të jetë në zhvillimin ekonomik, njofton Klan Kosova.

“Ajo çfarë kam folur me të dy presidentët [Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq] është që të provojmë, sa më shumë që është e mundur, që të koncentrohemi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të ardhmen”.

“Më duhet ta them se qysh prej fillimit të dy presidentët janë pajtuar se ky është fokusi – si të ecim përpara me zhvillimin ekonomik. Jam mirënjohës që kemi arritur në këtë pikë”.