In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“Gruaja dhe dielli” si burim i jetës në jubileun e “EtnoFestit”

me 26 Shtator 2020 ora 21:25

U Kopjua

Me mbetje metalike, është një prej portreteve të grave që zënë vend në ekspozitën e Shemsi Krasniqit në fshatin Kukaj. “Portret gruaje I. Gojë ka gojë s’ka” renditet midis punimeve të ekspozitës “Artefakte”, që përben programin e pasur të edicionit e 10-të të festivalit të arteve dhe kulturës tradicionale “EtnoFest”, i hapur të premten. Edicioni jubilar ka pikërisht gruan në qendër të vëmendjes. E paraqet atë si burim të jetës. Edhe aktivitetet e sivjetshme janë të përqendruara kryesisht në krijimtarinë e grave. E ato nuk janë aso që nuk kanë gojë. Pos që ngrenë zërin për shumë çështje, përdorin edhe gjuhë tjetër. Atë të artit, duke i bërë edhe më kuptimplota kauzat e kreativitetin e tyre.

“Gruaja dhe dielli” është tema e sivjetme e Festivalit që për tri ditë zë vend në fshatin Kukaj, 28 kilometra në lindje të Prishtinës. Ekspozitat janë kryefjala e këtij edicioni. Gratë janë emëruesi i përbashkët i tyre, qoftë si autore apo edhe si vepra, shkruan KOHA.

Janë bërë dhjetë vjet prej kur shtatori ngjall fshatin Kukaj. Gjatë ditës së premte kompleksi ku mbahet Festivali ka qenë plot jetë. Organizatorët dhe artistët pjesëmarrës kanë rrumbullakuar detajet e fundit para se ta shpallin të hapur Festivalin. I ideuar nga regjisori e dramaturgu Fadil Hysaj, Festivali tash është një prej shenjave identitare të vendit. Krejt ata që duan të shohin se cila ishte tradita e këtyre anëve e po ashtu edhe kreativiteti i artistëve, të dyja bashkë i gjejnë në Kukaj. Qysh në hyrje të kompleksit preket e vjetra, e veshjet tradicionale e pasurojnë atë.

Në të djathtë të kompleksit është hapur ekspozita e përbashkët e Shqipe Kamberit, Mjellma Gorancit dhe Blerta Surroit. Kamberi prezantohet me veprat e saj, ku përmes teknikave të kombinuara sjell imazhe të grave që “gojë kanë, gojë s’kanë”. Por gratë e paraqitura nga Mjellma Goranci-Firzi janë të tjera. Gruaja tradicionale dhe ajo bashkëkohore takohen me njëra-tjetrën nëpërmjet portreteve. Njëra prezantohet si skulpturë brenda kornizës dhe e “zbukuruar” me elemente tradicionale. Tjetra paraqitet me një kolorit ngjyrash që i japin pamjen e një gruaje të bukur e të lumtur. Por në fakt, gratë e paraqitura në këto dy versione kanë brengat, problemet dhe përgjegjësitë, të cilat vijnë nëpërmjet syve të tyre ose, në rastin tjetër, në bazë të elementeve që u japin formë. Megjithatë, ato në rend të parë prezantojnë nënën e gruan kosovare që nuk zmbrapsen pavarësisht sfidave. Del në pah krenaria e fortësia e tyre.

E Blerta Surroi e fut publikun në një tjetër botë përmes punimeve unike prej qeramike. Kur i kishte prezantuar punimet për herë të parë më 2012 në Prishtinë, akademik Rexhep Ferri në hapje të ekspozitës i kishte cilësuar punimet si diçka të papritura.

“Duke lexuar historinë e një ëndrre e zura veten të pushtuar nga e papritura e një takimi me qeramikat e Blertës, e cila na solli prurje artistike që na mungonte”, kishte thënë ai. Për Surroin, arti i qeramikës kishte ardhur nga dheu me mundësi të modelimit dhe me ngjyrat e pjekura në bukurinë e zjarrit. E “lojën” me dheun, zjarrin e ngjyrat Surroi e kishte nisur më 2004.