In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Guvernatori Mehmeti zhvilloi takim virtual me Drejtorin e Ri të Bankës Botërore për Kosovë e Maqedoni të Veriut Massimiliano Paolucci

me 7 Korrik 2020 ora 20:32

U Kopjua

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka zhvilluar takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut z. Massimiliano Paolucci.

Me këtë rast Guvernatori Mehmeti uroi z. Paolucci për pozitën dhe i uroi sukses në rolin e ri si drejtor i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Guvernatori Mehmeti e informoi z. Paolucci lidhur me masat që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë kohës së pandemisë, si dhe e informoi lidhur me zhvillimet në sektorin financiar në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti njoftoi ekipin e Bankës Botërore për performancën e mirë të  sektorit

financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektiven e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë, në veçanti.

Guvernatori Mehmeti falënderoi Bankën Botërore për ndihmën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

Nga ana tjetër, drejtori i ri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, z. Massimiliano Paolucci theksoi se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.