In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haaland s’e mendon largimin nga Dortmundi

me 26 Qershor 2020 ora 15:27

U Kopjua

Ylli norvegjez Erling Haaland nuk është duke e menduar largimin nga Borussia Dortmundi, përkundër spekulimeve të vazhdueshme për një transferim potencial të tij në Real Madrid apo Liverpool.

Sulmuesi 19-vjeçar e kompletoi kalimin e tij në Gjermani te Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Kosova.LIVE

Shumë klube të mëdha evropiane ishin interesuar për transferimin e norvegjezit shkaku i paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Red Bull Salzburgun gjatë pjesës së parë të sezonit.

Megjithatë, përkundër insistimit fillimisht më së shumti nga Manchester Unitedi, Haaland në fund vendosi të nënshkruajë për gjigantin gjerman, ku e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme para portës.

Paraqitjet e mira të Haalandit ka bërë që për të spekulohet një largim potencial nga Borussia Dortmundi, përkundër që sapo ka nënshkruar kontratë me Dortmundin. Megjithatë, Haaland thotë se ai s’po e mendon largimin nga Dortmundi.

“Nuk mendoj shumë për të ardhmen. Jetoj në të tashmen dhe kështu vendos se çfarë më e mirë për karrierën time në secilin moment”, ka thënë Haaland, në një intervistë të dhënë për Funke Media Group.

“Kështu që unë iu bashkova Dortmundit këtë verë me shumë bindje”.

“Dortmundi është ndër skuadrat më të mira në botë, unë kam nënshkruar kontratë të gjatë dhe praktikisht sapo kam arritur këtu. Kështu që nuk po e mendoj aspak largimin”.