In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hajzer Salihu e quan si kundërkushtetuese zgjedhjen e presidentit

me 30 Mars 2021 ora 15:39

U Kopjua

Hajzer Salihu e quan kundërkushtetuese zgjedhjen e Presidentit pas voneses se dekretit se Presidentit nga ana e Kuvendit.

Ai poashtu thekson nenin i cili thuhet se kushdo që do të kontestonte zgjedhjen e Presidentit pas ketij afati do të mund ta fitonte rastin në Gjykaten Kushtetuese.

Lexoni postimin e plotë:

Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës!

Neni 86 paragrafi 2 i Kushtetutës së Kosovës parasheh ne mënyrë eksplicite afatin për zgjedhjen e Presidentit, i cili përcakton se: “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”, afat ky që ndërlidhet me nenin 87 paragrafin 1 të Kushtetutës, i cili përcakton se: “Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës”.

Duke marr parasysh se Presidenti Thaçi kishte marr mandatin me 07 Prill 2016, duke respektuar afatin kushtetues të zgjedhjes ne rrethana të zakonshme, Presidenti i ri do duhej të zgjedhej jo me larg se data 07 Mars 2021, datë kjo qe konsiston afatin 30 ditor para përfundimit të periudhës 5 (pesë) vjeçare të mandatit të rregullt të Presidentit paraprak.

Pavarësisht se pozita e Presidentit kishte mbetur e lirë nga 05 Nëntor 2020 për shkak të dorëheqjes së Presidentit Thaçi, konstatimi se afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është 30 ditë para përfundimit të skadimit të mandatit 6 (gjashtë) mujor të ushtruesit të detyrës, konsideroj se është i paqendrueshëm dhe i pa bazuar ne dispozita kushtetuese, pasi qe norma kushtetuese flet për “…president aktual…”, e jo për ushtrues detyre të Presidentit.

Andaj, edhe pse vendi kishte shkuar ne zgjedhje të parakohshme, konsideroj se mos zgjedhja e Presidentit nga 05 Nëntori 2020 deri ne dekretimin e zgjedhjeve nga ud. Presidentja me 06.01.2021, e sidomos vonesa përtej datës 07 Mars 2021, është ne kundërshtim me afatet e përcaktuara kushtetuese.

Si përfundim, konsideroj se kushdo qe do ta kontestonte zgjedhjen e Presidentit pas këtij afati, do të mund ta fitonte rastin ne Gjykatën Kushtetuese, e cila bazuar ne normat e shkruara do të obligohej qe të shpallte si kundërkushtetuese zgjedhjen e Presidentit, respektivisht si zgjedhje jashtë afatit kushtetues të përcaktuar me nenin 86 paragrafi 2 të Kushtetutës së RKS.