In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haki Abazi kërkon dorëheqjen e kryeministrit Hoti

me 9 Korrik 2020 ora 09:15

U Kopjua

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka vazhduar me kërkesën e tij për dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë Hoti.


Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se dorëheqja e, siç e quan ai, “Kotit është e domosdoshme, për të mos rrezikuar edhe më shumë jetën e qytetarëve”, shkruan Kosova.LIVE

Postimi i tij:

Mos i detyroni ata t’ju tregojnë vendin- nuk ju duron askush me këtë nivel injorance të keqpërdorimit të institucioneve për rehatimin e familjarëve.

Dorëheqja pas tradhtisë së votës-vullnetit qytetar, së paku është akt pendimi.

Kjo qeveri ilegale përveç që ka deficit të legjitimiteti dhe varet nga Lista Serbe është e paditur dhe injorante dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për integritetin territorial dhe sovranitetin e republikës. Kosova nuk i dorëzohet Rakiqit e as Vuçiqit.