In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haki Abazi: Me vota të PDK-së dhe LDK-së, në shtator synojmë ta rrëzojmë Qeverinë Hoti

me 15 Gusht 2020 ora 14:17

U Kopjua

Anëtari i kryesisë së LVV-së, Haki Abazi thotë se mocioni i mosbesimit është një proces që pritet të ketë sukses duke llogaritur në mbështetjen e një pjesë të LDK-së, por edhe të PDK-së.


Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi në një intervistë thotë se bazë të zhvillimeve që pritet të ndodhin javët në vijim duhet të ketë rikonfirmim të legjitimitetit qytetarë.

“Ky është proces normalisht presim që të realizohet me sukses edhe nënshkrimi i të gjitha subjekteve që janë duke parë që me këtë qeveri jemi në rënie të lirë…Unë mendoj që edhe një pjesë e LDK-së është e pakënaqur me atë se çfarë ka rezultuar i gjithë orkestrimi për të rrëzuar qeverinë legjitime dhe krijuar një qeveri që është e paaftë për të menaxhuar situatën. Është në të mirën e të gjithëve që mos të thellohet kriza politike, por edhe problemet tjera me të cilën është duke ballafaquar vendi. Unë pres në 2-3 javët e ardhshme zhvillime të rëndësishme për vendin e cila situatë ka me kërkua rikonfirmim të legjitimitetit qytetarë”, thotë të ai.