In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haradinaj: Do ta forcojmë ushtrinë e Kosovës, e jo të jemi kokulur para Serbisë

me 26 Janar 2021 ora 19:55

U Kopjua

Haradinaj: Do ta forcojmë ushtrinë e Kosovës, e jo të jemi kokulur para Serbisë

Kandidati për president i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Kosovën do ta bëj me ushtri të fortë dhe anëtare të NATO-së.

Këto komente Haradinaj i bëri para strukturave të AAK-së në Deçan.

Ai njofton në FB:

Kosovën do ta bëjmë një vend të sigurt duke forcuar rendin, ligjin, policinë dhe ushtrinë. Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë.

Lista e kandidatëve të Aleancës që i prijë unë si kandidat për President, është oferta më e mirë  për t’i shtyrë përpara këto reforma.

Te strukturat e Aleancës në Deçan, ndjeva frymën e mobilizimit për fitore. Programi ynë po fiton besim dhe mbështetje çdo ditë e më shumë nga qytetarët.

#ForcaeKosovës

RH