In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haradinaj: Nuk duhet të qeverisemi nga një qeveri e shkarkuar, duhet një e re

me 2 Prill 2020 ora 21:24

U Kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është mirë ta ketë një qeveri të re, të votuar nga parlamenti.

Ai ka thënë se nuk është mirë të vazhdohet për gjatë qeverisja nga një qeveri e shkarkuar.

“U dakorduam që të respektohet Kushtetuta dhe në kuadër të kësaj të votohet një qeveri e votuar në Parlament”, ka thënë Haradinaj.

“Më mirë Kosova të qeveriset nga një qeveri e votuar në Parlament, se sa nga një e shkarkuar”, është shprehur Haradinaj në Klan Kosova.

“Nuk kemi kohë shumë. Duhe vepruar shumë shpejtë. Nuk është mirë të vazhdojmë gjatë me qeveri të shkarkuar, sepse është e kufizuar në veprimet e saj”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se tash nuk është koha për zgjedhje, duke marrë parasysh situatën e krijuar me Covid-19.