In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haxhiu kërkon zgjedhje, jo protesta

me 30 Maj 2020 ora 18:16

U Kopjua

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se duan zgjedhje duke mos përmendur protestat, raporton Gazeta Express.

“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit! Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj, duam zgjedhje”, ka shkruar ajo.

Lëvizja Vetëvendosje, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë paralajmëruar se do të kërkojnë zgjedhje përmes peticionit online.

Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe deputeti i VV’së, Liburn Aliu në këtë konferencë kanë përjashtuar organizimin e protestave si formë për kundërshtim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutese.

Aliu madje ka thënë se disa iniciativa dhe thirrje për protesta nuk janë organizim i Vetëvendosjes.

“Nuk ka nevojë për protesta njëherë për njëherë, dhe ato iniciativa nuk janë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje”.