In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haxhiu paralajmëron se familjarët e saj do ta padisin Thaçin në Gjykatën e Zvicrës

me 28 Maj 2020 ora 15:49

U Kopjua

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pasiu ky i fundit ka publikuar pamjet e një laboratori të drogës në Prishtinë, ku shkruan se video “dëshmon një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë”.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur Thaçin president shpifës, shkruan Kosova.LIVE

“Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista!”, ka skruar ajo.

Më tej, Haxhiu ka thënë se lidhur me akuzat e presidentit, familjarët e ministres janë në përpjekje për ta paditur presidentin Thaçi në Gjykatën e Zcivrës.

“Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës. Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta. Le të dalin e të flasin publikisht!”, ka shkruar tutje ajo.