In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haxhiu thotë se pacientëve me Omicron u është thënë se janë me grip: Qeveria është përpjekur që të paraqesë shifra të rrejshme

me 27 Janar 2022 ora 13:52

U Kopjua

Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, ka pasur përpjekje për të paraqitur shifra të rrejshme me COVID-19, duke e zvogëluar numrin e rasteve të reja, raporton Kosova.LIVE.

Sipas tij, kësisoj dhjetëra pacientëve me simptoma të variantit Omicron u është dhënë terapi pa i udhëzuar që të testohen për COVID.

“As pas dy vite të pandemisë Qeveria e Kosovës nuk arrin të dalloj variante të COVID-19, sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi pavarësisht situatës pandemike. Gjatë muajit dhjetor dhe në fillim të janarit 2022 kishte përpjekje nga qeveria që të paraqiten shifra të rrejshme me COVID duke i zvogëluar ato, duke i kamufluar me grip sezonal pasi simptomatologija e Omicron dhe gripit sezonal ishte e njejtë. Kemi me dhjetëra raste kur pacientët me simptoma të Omicronit u është dhënë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin për COVID. Këta persona kanë lëvizur lirshëm dhe janë shndërruar në shpërndarës të virusit duke e rritur shpejtësinë e numrit të rasteve pozitive”, ka deklaruar ai.

Haxhiu ka thënë se brenda gjashtë muajve qeveria ka përsëritur gabimin e njëjtë me keqmenaxhimin e pandemisë.

“Brenda 6 muajve qeveria për të dytën e herë e përsërit gabimin e njëjtë me keqemenaxhim të situatës me pandeminë COVID-19. Gjatë muajve të verës kur ishim buzë katastrofës shëndetësore dhe tani këto ditë dimri po e shohim paaftësinë e njëjtë të qeverisë në menaxhim të pandemisë”, ka deklaruar ai.

Haxhiu ka kritikuar qeverinë edhe për masat kufizuese kundër COVID-19.

Ai ka kërkuar nga qeveria që me urgjencë t’i shqyrtojë masat e marra.

Po ashtu, Haxhiu ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që të bëjë publike numrin e vaksinave të blera, të marrë si donacion, e atyre që u ka dalur afati.