In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hazardi rikthehet në stërvitje, por mungojnë Marcelo dhe Vinicius

me 9 Korrik 2020 ora 14:07

U Kopjua

Eden Hazard u rikthye në ushtrime me grupin në seancën stërvitore të Real Madridit të enjten në mëngjes, e cila ishte e fundit para përballjes me Alavesin të premten, por aty munguan dyshja braziliane Marcelo dhe Vinicius.

Sulmuesi belg nuk kishte stërvitur në dy ditët paraprake, të martën dhe të mërkurën, por tani mund të jetë pjesë e planeve të trajnerit Zinedine Zidane për ndeshjen e së premtes, të cilën Real Madridi synon ta fitojë dhe ta rikthejë epërsinë prej katër pikëve ndaj Barcelonës në krye të La Ligës, transmeton Kosova.LIVE

Hazard kishte disa shqetësime me nyjën e këmbës pas ndeshjes kundër Espanyolit dhe, si pasojë, ai mungoi në dy takimet e radhës kundër Getafes dhe Athletic Club.

Nuk është ende zyrtare nëse Hazard do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes.

Marcelo dhe Vinicius, ndërkohë, ishin mungesë befasuese në stërvitjen e sotme dhe mund të mungojnë kundër Alavesit.