In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haziri kritikon Qeverinë Hoti për masat e reja: Mos gaboni si Qeveria Kurti

me 7 Korrik 2020 ora 18:38

U Kopjua

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se masat e fundit në luftën ndaj koronavirusit, të marra nga Qeveria Hoti, e udhëhequr nga partia e tij, janë vendime në panik.

Sipas tij, një qeveri s’guxon të vendosë në mënyrë të tillë.

Një ditë pasi hynë në fuqi masat e reja të kufizimit të lëvizjes në katër komuna nga ora 21:00 deri në orën 05:00, Haziri ka shkruar në Facebook duke kërkuar që për masa të ketë koordinim më të mirë ndërinstitucional.

“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë. IKSHP dhe Qeveria duhet te ecin me masa që fillon me një koordinim ndër-institucional më të mirë. Mundemi me i identifiku burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen. Por, vetëm koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjësive dhe mbikëqyrje rigoroze. Rritja e nivelit emergjencave në shkallën më të lartë të reagimit, e rritë shkallën e mobilizimit të policisë, emergjencave civile dhe Komunave, përderisa institucionet shëndetësore lehtësohen vetëm në punën e mjekut apo teknikut mjekësor. Të ketë njoftime te rregullta përmes një zyre dhe ekipi profesional në emër të Qeverisë për testet, kontaktet, burimet, statistikat dhe detyrat”, ka shkruar ai.

Haziri ka porositur Qeverinë Hoti “të mos përsërisë gabimet e Qeverisë Kurti”.

“Mos i përsëritni gabimet e qeverisë Kurti, si koncetrimi i menaxhimit në një ministër, dy qendra të menaxhimit të pandemisë (një në MPB e një MSH), politikat selektive në karantinim dhe centralizim te komunikimit me publikun vetëm në një zyrë, konfliktet institucionale Qeveri/Presidencë, ndërsa tash tendenca me Kuvendin apo opozitën në Kuvend. Nuk jemi në fillim, por në #ditën117 të përballjes me COVID19. Të veprojmë bashkë e jo në mënyrë stihike e me panik. Stafi i administratës, mjekët, çerdhet, policia bile edhe ushtarët e deputetët, janë burime infeksioni, por jo edhe lokalet, xhamitë apo kishat. Përpos tjerash, duhet të hapen teatrot e bibliotekat dhe të lejohen dasmat në kushte pandemie, duke respektuar masat mbrojtëse. Solidaritet, lojalitet e besim në luftën e përbashkët me të panjohurën!”, ka shtuar Haziri.

Haziri po ashtu ka bërë të ditur se deri tash në Gjilan janë infektuar 210 persona me COVID-19, me katër prej tyre të vdekur. 143 persona janë shëruar e 63 raste janë aktive.