In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Haziri: Që 10 ditë po i lypim arsyet pse LDK u votu kaq pak me 14 shkurt

me 23 Shkurt 2021 ora 22:11

U Kopjua

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, në “Rubikon” ka thënë se LDK e ka pranuar rezultatin e 14 shkurtit dhe se ka marrë përgjegjësi për atë.

Ai tha se tash e 10 ditë po i kërkojnë arsyet se pse brenda një viti ikën kaq shumë vota nga LDK-ja.

“ Që 10 ditë po i lypim arsyet se pse brenda një viti ikën kaq shumë vota nga LDK. Ka nevojë urgjente që të identifikohen shkaktarët e këtij rezultati, të ristrukturohet program politik dhe sektorial. Zjedhjet e fundit e dëshmuan sa prodhuan zhurmë debatet e jo programet sektoriale”, tha ai.

Haziri tha rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit ishin të tmerrshme dhe se janë duke i hulumtuar arsyet që çuan në këtë rezultat LDK-në.

“Në pandemi ose në rrethana të vështira politike LDK-ja e mori përgjegjësinë e qeverisjes dhe nëse e shohim rrafshin e votuesit u pa që ka qenë i pa kënaqshëm dhe nuk e kanë pranuar”, tha ai.