In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Held pas inaugurimit të Parkut Inovativ në Prizren: Sfidat e mëdha nuk arrihen vetëm

me 19 Maj 2020 ora 09:45

U Kopjua

Ambasadori gjerman në Kosovë, Cristian Held, që po merr pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizreni, i vendosur në vendin që dikur ishte bazë e KFOR-it gjerman, ka thënë se është i lumtur që kjo është arritur, dhe se kosovarët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ky park, transmeton Kosova.LIVE.

Held ka thënë se me realizimin e këtij parku përfituesit më të mëdhenj do të jenë gjeneratat e reja në Kosovë dhe se lansimi i tij do të jetë një ndihmës e madhe për ekonominë kosovare.

Held ka thënë tutje se për arritjen e jetësimit të këtij parku duhet bërë shumë falënderime, pasi që puna drejtë realizimin të tij ishte vite më parë.

Në fund të fjalimit Held ka theksuar se sfidat e mëdha asnjëherë nuk arrihen vetëm, por se gjërat e mira si kjo arrihen së bashku.

““Ka shumë falënderime për të bërë që kjo është bërë e mundur. Ne kemi punuar gjatë për këtë. Kemi punuar ngushtë edhe me zyrën e kryeministrit…Sfidat e mëdha nuk arrihen vetëm, por se arrihen së bashku”, tha Held, transmeton Kosova.LIVE.