Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Horoskopi javor i Paolo Fox nga 11 deri më 17 korrik 2022:parashikime nga të gjitha shenjat e zodiakut

21:06 / 10 Korrik 2022

U Kopjua

Ky është takimi më i shumëpritur i javës, horoskopi javor i Paolo Fox, astrologut më të dashur në Itali, i cili do të zbulojë se çfarë parashikojnë yjet në ditët në vijim. Pra, le të shohim se çfarë na pret në sajë të parashikimeve shenjë pas shenje të publikuar.

Horoskopi i Dashit Katër yje për Dashin. Epo në dashuri, tani favorizohen takime të reja. Por mënyra si do të menaxhosh një lidhje të re, është çelësi i suksesit: nuk mund të mendosh për të kaluarën, duhet të ecësh përpara dhe të bësh vetëm atë që mendon se sjell ndryshimin. Me pak fjalë, atë që dëshironi.

Në punë shumë shpejt do të vijnë kënaqësi, konfirmime apo rinovime të mëdha. Momenti i vështirë, pra, është prapa nesh: ejani tani, gjithçka po bëhet më mirë!

Horoskopi i Paolo Fox Demi Pesë yje për Demin. Në dashuri, yjëdia premton për mirë dhe tani mund të ecësh në shtigje të reja. Marsi është në anën tuaj, kështu që edhe beqarët mund të heqin dorë nga të qenit single sepse – emocionet janë afër.

Në punë, rezultatet e para janë gati të mbërrijnë pas shumë sakrificash. Ditë interesante është e mërkura!

Horoskopi i Binjakëve Pesë yje për Binjakët. Dashuria është në qendër të jetës suaj dhe tani edhe beqarët mund ta lëshojnë veten pas njohjeve të reja, sepse vera duket e bukur. Takimet e reja janë të mundshme, ju jeni magjepsës dhe tani gjithçka do të nisë përsëri nga e para.

Në punë kini kujdes nga të lindurit e shenjës së Dashit dhe Gaforres pasi mund të ketë probleme. Duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme deri në fund të muajit!

Horoskopi i Gaforres Katër yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri ju është dashur të përballeni me probleme mes majit dhe qershorit, por së shpejti Venusi do të jetë në anën tuaj, ndërsa Marsi tashmë është aktiv. Pra, duhet ta lini veten të shkojë drejt së ardhmes, pa menduar për të kaluarën.

Në punë ka nga ata që u është dashur të ndryshojnë diçka, kanë vënë në dyshim veten dhe muajt e fundit kanë qenë vërtet të vështirë. Por ne duhet të vazhdojmë jetën!

Horoskopi i Luanit

Pesë yje për Luanin. Në dashuri kjo javë është interesante dhe gjysma e dytë e muajit do jetë edhe më e bukur. Mundohuni të mos futeni në ngatërresa: miqësitë që kanë lindur tani janë intriguese dhe ditët e së hënës dhe të martës do t’ju japin shumë kënaqësi.

Në punë lajmet po vijnë, por kujdes nga zilia. Ka nga ata që me të vërtetë do të bënin gjithçka për të rrëzuar idetë tuaja dhe për të vënë në punë një “çelës” që kurdiset për t’u prishur punë!

Horoskopi i Virgjëreshës Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Jeni pak të acaruar, Afërdita po frenon njohjet e reja dhe po mundoheni të ‘lëvizni’ nga pozicionet ku keni ngecur. Kujdes të hënën, ndërsa të mërkurën e keni ditë të mirë në spektrin sentimental.

Në punë jeni të fortë dhe të vendosur: tani mund ta shikoni të ardhmen me optimizëm, duke lënë pas vështirësitë e së shkuarës!

Horoskopi i Peshores Katër yje për shenjën e Peshores. Në dashuri ju është dashur të përballeni me vështirësi, por fundjava që vjen duket premtuese dhe do t’ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin tuaj. Mundohuni të jetoni duke shijuar ditët.

Në punë nuk keni shumë siguri dhe nga pikëpamja ekonomike është më mirë të ruani qetësinë. Kini kujdes nëse do të blini ose do të shisni!

Horoskopi i Akrepit Katër yje për shenjën e Akrepit. Në dashuri, Marsi është në kahun e kundërt, por ju intrigojnë marrëdhëniet ‘e paqarta’. Ditët e së hënës dhe të martës janë të rëndësishme për të kuptuar nëse një person ju pëlqen vërtet, edhe sepse nga java e ardhshme Venusi do të jetë në anën tuaj.

Në punë keni shumë plane, por ato janë për shtatorin: mos e humbni besimin sepse kënaqësitë do të vijnë herët a vonë!

Horoskopi i Shigjetarit Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri jeni pak të shqetësuar, ndoshta ka një person që ju intrigon, por Venusi është në dizavantazh me shenjën tuaj. Kujdes nga historitë me ata që tashmë janë të fejuar ose që janë larg. Ditët e rikuperimit,  të premten dhe të shtunën.

Në punë kanë nisur projektet e reja: përpiquni të punoni shumë dhe të jepni më të mirën për vitin e ardhshëm,  me parimin, që në gusht nga një grusht!

Horoskopi i Bricjapit Tre yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Historitë që nuk funksionojnë nuk do të zgjasin shumë: arrini të thoni ‘mjaft’ kur lodheni, nuk jeni në gjendje të duroni marrëdhënie të pavërteta. Dhe këtë javë dëshironi të qartësoni zemrën tuaj.

Në punë po mundoheni të mbani atë që keni dhe të zgjidhni disa probleme. Jeni mërzitur për një test, një provim, por duhet të besoni në veten tuaj!

Parashikimet për Ujorin Tre yje për Ujorin. Epo, dashuria me Venusin në krah, është në anën tuaj, kështu që është koha për të zgjidhur problemet. Nëse një histori ju ka zhgënjyer tani, duhet të vazhdoni duke ia nisur nga e para: nga ana tjetër, njohjet e reja të premten janë të favorizuara.

Në punë, përpiquni të mendoni që tani për atë që duhet të bëni në shtator. Jeni krijues, por kini kujdes nga diskutimet me një shef ose koleg!

Horoskopi i Peshqve Tre yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë dhe prisni javën e ardhshme për t’u përfshirë në diskutime. Pjesa e dytë e korrikut premton për mirë, me emocione që vijnë që këtë të mërkurë 13. Por ju jeni gjithmonë paksa shumë të kujdesshëm, fort vigjilentë.

Në punë mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe të mos ngatërroheni, sidomos të hënën dhe të martën. Ka nga ata që, ndoshta, do të vendosin të anashkalojnë një takim! Por do të kalojç pa probleme!

Më të lexuarat nga Kulturë