In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hoti: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke

me 14 Janar 2021 ora 09:54

U Kopjua

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherit kandidat për këtë pozitë nga LDK-ja thotë se po thuhen të pavërteta për qasjen e tij në raport me procesin e dialogut me Serbinë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, shkruan Kosova.LIVE.

Postimi i tij:

Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:

Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:

– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.

– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.

– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime./Kosova.LIVE/