In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hoti: Programi im ka prioritet kryesor luftimin e pandemisë

me 21 Maj 2020 ora 22:52

U Kopjua

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeverinë e re, Avdullah Hoti, ka tregar prioritet e qeverisë së tij për luftimin e pandemisë.

Hoti tha se duhet patjetër të merren masa kur kemi parasysh se pandemia me shumë gjasë do të rikthehet në vjeshtë.

“Programi im ka dy prioritet kryesore, e para është luftimi i pandemsië. Tash jemi në një situatë pak më të mirë se para disa muajve. Mirëpo ne duhet të përgatitemi për ndonjë situate eventuale të riktihim të pandemisë në vjeshtë duke rritur maksimalisht gatishmërinë për testim”, është shprehur Hoti.

Hoti ka thekësuar se prioritet i tij është që të ngritët niveli shëndetsor.

“Ne kemi synim të ngrisim sistemin shëndetësor në Kosovë që të përballojmë këtë pandemi dhe të mos mbyllemi si shoqëri”, theksoi Hoti.

“Ne kemi synim që të decentralizojmë nivelin shëndetësor në 7 regjione nëpër komuna dhe qendra të mjekësisë familjare, në ambullanta në mënyrë që i tërë territori i Kosovës të jetë i mbuluar me ekspertë shëndetësor, në mënyrë që të jemi të gatshëm të reagojmë dhe parandalojmë këtë virus”.

Krejt në fund, Hoti tha se duhet të jemi gati në mënyrë që të mos bllokohet sistemi arsimor nëse pandemia rikthehet përsëri në vjeshtë.

“Gjtihashtu duhet të kemi edhe një plan që nëse përseri vjen pandemia në shtator, të mos bllokohet sistemi arsimor”.