In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptarë

me 28 Nëntor 2020 ora 10:41

U Kopjua

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë nderime sot te monumeti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe tek shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, raporton Kosova.LIVE.

Hoti tha se kjo është ditë feste për çdo shqiptarë dhe se këto homazhe po i bëjnë për të treguar nderime ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptarë. Është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin idenfitikohet Nëntori i parë, që është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve. Homazhet i vazhduam edhe te shtatorja e Presidentit brahim Rugova dhe tash do të vazhdojmë edhe në Prekaz, për të treguar nderime ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot”, ka thënë Hoti.